Qytetarët që janë aktiv në furnizimin me energjinë elektrike, do të jetë përfituesit më të mëdhenj nga vendimi i fundit i Komisionit Rregullator për Energjetikë, bëri të ditur në “10 minuta”, zëvendëskryetari Lirim Sulejmani.
“Në total janë diku 900 mijë harxhues që furnizohen nga furnizuesi universal “EVN Home”. Nga ato, 800 mijë janë harxhues amvisëri, kurse pjesa tjetër janë harxhues të vegjël me tarifë tjetër nga amvisëria. Tani benefitin më të madh do ta kenë qytetarët që janë aktiv, të cilët e harxhojnë energjinë elektrike për shkak se kjo shpërndarje e re do t’ua zvogëlon atyre harxhimin për 23% që deri tani e kanë pasur për rrjet. Nëse një harxhues në faturë ka shpenzim të energjisë për 1000 denarë dhe 1000 tjera i ka harxhime rrjeti, tani me uljen për 23%, te harxhimi i rrjetit, ai 1000 denarë do të zvogëlohet për 230 denarë”, sqaroi Sulejmani.
