Zv/kryeministri Dimitrov për vizitë pune në Letoni dhe Lituani

TË FUNDIT

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov më 22 dhe 23 prill, pra nesër dhe pasnesër do të qendrojë për vizitë pune në Rigë dhe Vilnius, ku për nesër është paraparë të mbajë takime me ministrin për Punë të Jashtme Edgars Rinkeviçs, me përfaqësues të Kuvendit letonez – Rihardos Kols, kryetarin e Komitetit për Punë të Jashtme dhe Anda Vita Terauda, kryetare e Komitetit për Çështje Evropiane.

Ndërkaq, pasnesër në Lituani, zëvendëskryeministri Dimitrov do të pritet nga kryeministrja Ingrida Shimonite, si dhe nga ministri për Punë të Jashtme Gabrielius Landsbergis, gjithashtu do të takohet edhe me Radvile Morkunaite – Mikuleniene, zëvendësfolëse dhe kryetare e Komisionit për Çështje Evropiane në Parlamentin Lituanez.

“Turneu baltik i Dimitrovit do të rrumbullakohet me vizitë në Estoni në fillim të muajit maj. Është vazhdim i serë vizitave të Dimitrovit në kryeqytetet e vendeve anëtare të BE-së. Si  në Gjermani, Slloveni, Kroaci, Austri, ashtu edhe në këto dy vende baltike, të cilën janë pjesë e grupit “Miqtë e zgjerimit”, Dimitrov do të diskutojë me përfaqësues të lartë të Letonisë dhe Lituanisë në kontekst të mbështetjes së tyre për dosjen evropiane të Maqedonisë së Veriut. Në takime Dimitrov do ta përcjellë mesazhin për nevojën e pashmangshme të miratimit të kornizës negociuese dhe mbajtjen e Konferencës së parë ndër-qeveritare të vendit me BE-në, si çështje e interesit strategjik për rajonin dhe për Evropën. Për këtë qëllim, do ti paraqesë edhe hapat konkrete reformuese për përmbushjen e agjendës evropiane në vend”, thuhet në kumtesën e sotme të SÇE-së.

Nga SÇE-ja paralajmërojë se në takimet do të shqyrtohen edhe sferat për forcimin e bashkëpunimit bilateral për zbatimin e suksesshëm të reformave evropiane përmes mbështetjes konkrete teknike, si dhe thellimin e bashkëpunimit rajonal në sferat e interesit të përbashkët, gjetjen e përgjigjes për sfidat aktuale të sigurisë globale dhe intensifikim i shkëmbimit tregtar. 

TË NGJAJSHME