“Zot, ruaje e mbroje”, hoxha nga Shqipëria lutet për Andrew Tate

TË FUNDIT

Ahmed Kalaja, një hoxhë i njohur nga Shqipëria, ka bërë një postim të çuditshëm në profilin e tij në Facebook.

I ndjekur nga 282 mijë persona, Kalaja e ka shfrytëzuar faqen e tij të popullarizuar për t’u lutur për Andrew Taten, njeriun më të frikshëm të internetit.

Ai ka shkruar një lutje të shkurtut, natyrisht drejtuar Zotit.

“Zot ruaje e mbroje habibin!” – shkroi z. Kalaja, imami i njohur i xhamisë “Dine Hoxha” në Tiranë.

Në fund, z. Kalaja shkroi edhe “amin”, një mbarim që përdoret në fund të lutjeve, në kuptimin “ashtu qoftë”.

Por shumë njerëz, që duket të jenë kryesisht myslimanë, i kanë reaguar në komente, duke i treguar se ai vazhdon të ketë në pronëse kazino e të akuzohet për trafikim të qenieve njerëzore, dy nga gjërat që i ndalon islami, për të cilën flet z. Kalaja.

Megjithatë, postimi i z. Kalajës ka marrë shumë pëlqime.

Tate u arrestua së bashku me vëllain e tij, Tristan, muajin e kaluar si pjesë e një hetimi mbi akuzat për trafikim me qenie njerëzore dhe përdhunim, të cilat ata i mohojnë.

Autoritetet dyshojnë se dyshja, së bashku me dy gra rumune – formuan një grup kriminal për trafikimin e njerëzve në Rumani dhe vende të tjera, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe.

Ata do të vazhdojë të mbesin në paraburgim edhe për 30 ditë, pasi një gjykatë rumune ankesën e tyre të martën.

Ish-kikboksieri, i lindur në SHBA, me nënshtetësi britanike, Tate ka ndërtuar një markë multimilionëshe në internet mbi konceptet e maskulinitetit, mizogjinisë dhe “krijimit të pasurisë”.