Zoran Mileski kërkon t’i shtyhet mbajtja e burgut

TË FUNDIT

Zoran Mileski ende nuk është paraqitur në Burgun e Shutkës për të mbajtur dënimin me burg prej 3 vjetësh, për rastin “Reket”, informon për MIA drejtori i burgut Esad Rahiq.

Nga Gjykata Penale në Shkup thonë se Mileski në ndërkohë ka kërkuar prolongim të mbajtjes së dënimit me burg.

Për kërkesën duhet të vendosë gjykata për parashtrim të sanksioneve.