Zonja e Parë e Maqedonisë së Veriut shkëlqeu në mbrëmjen solemne për liderët e vendeve anëtare të NATO-s

TË FUNDIT

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski bashkë me Zonjën e Parë, Elizabeta Gjorgjievska mbrëmjen e djeshme kanë marrë pjesë në mbrëmjen solemne të liderëve të vendeve anëtare të NATO-s, të mbajtur në Madrid, nën organizimin e Mbretit Filipi i VI dhe Mbretëreshës Leticija.

Edhe kësaj radhe, në këtë rast solemn, Zonja e Parë e Maqedonisë së Veriut shkëlqeu në një fustan elegant të kuq – krijim i stilistit Nikolla Eftimov, e kombinuar me këpucë dhe çantë në miniaturë në të njëjtin ton, ajo kishte veshur një grim të lehtë dhe stil të thjeshtë të flokëve. Ndërsa presidenti Stevo Pendarovski kishte veshur një kostum elegant të zi.