“ZONJA E HEKURT” NUK DUROI, TEREZA MEJ TËRHIQET NGA FUNKSIONI SI KRYEMINISTRE

TË FUNDIT

“Isha kryeministrja e dytë në historinë e këtij vendi, por me siguri nuk do të jem e fundit. E bëj këtë me qëllim të mirë, por me mirënjohje të madhe që pata mundësi t’i shërbej vendit që e dua”,  u shpreh kryeministrja e Britanisë së Madhe, Tereza Mej.

E quanin “zonja e hekurt” e re e Britanisë së Madhe, por Tereza Mej nuk e përballoi presionin. E obliguar nga partia e tij, vendosi të tërhiqet nga posti si kryeministre. Këtë, edhe zyrtarisht do ta bëjë më 7 qershor. Në krye të funksionit erdhi para tre viteve, kurse paraprakisht ishte ministre e Punëve të Brendshme. Pas Margaret Taçerit, Britania e Madhe për herë të dytë u bë me kryeministre femër.

Më 11 qershor të vitit 2016, u emërua për kryetare të Partisë Konservatore, e me këtë edhe kryeministre, pasi Dejvid Kameron dha dorëheqje pas humbjes të cilën e pësoi në referendumin dhe agjitacionit për mbetjen e Britanisë së Madhe në BE. Bregziti e madhëroi, por siç duket pikërisht Bregziti e “përjashtoi” nga pushteti. Deshi ta realizojë marrëveshjen për daljen e vendit nga BE-ja, por megjithatë nuk arriti të imponohet në Dhomën e Ulët, në të cilën nuk kishte shumicë. Thotë se ka bërë ç’mos për t’i bindur deputetët që ta mbështesin Bregzitin.

“Referendumi nuk ishte vetëm thirrje për dalje nga BE-ja, por edhe thirrje për ndryshime të thella në vendin tonë. Thirrje Mbretëria e Bashkuar të bëhet vend i cili punon për të gjithë. Jam shumë krenare për avancimin që e arritën gjatë tre viteve të fundit”, deklaroi Tereza Mej, kryeministre e Britanisë së Madhe.

Vendimet më të reja të Mejit nuk morën pëlqim as nga anëtarët e partisë së saj, prandaj presioni po rritej gjithnjë e më shumë. Parlamenti britanik tri herë e refuzoi vendimin e saj, kurse Qeverinë e Mejit e braktisën shumë ministra. Së fundmi dorëheqje dha edhe kryetarja e Partisë Konservatore në pushtet Andrea Lidsom. Mej do ta ushtrojë funksionin deri në zgjedhjen e liderit të ri të Partisë Konservatore i cili njëkohësisht do të jetë edhe kryeministri i ri.

Përgatiti: Edin Rastoder