Një moment i pazakontë i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, është bërë viral në rrjetet sociale, pasi gjatë një fjalimi ai ndërpreu për pak çaste duke menduar se mbi të po fluturonte një dron i dyshimtë.
Pak më vonë u kuptua se objekti ishte vetëm një zog.
“Mendova se ishte një dron. Në ditët e sotme po i bëjnë në të gjitha madhësitë dhe mund të jenë shumë shkatërrues”, tha Trump.
Ai është i njohur për deklaratat e tij mbi “dronët misteriozë”, një temë që kohët e fundit ka marrë vëmendje në SHBA, veçanërisht pas raportimeve për mjete ajrore të paidentifikuara në New Jersey dhe zonat përreth.
Trump ka pretenduar më herët se këto raste mund të përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare dhe ka sugjeruar madje edhe rrëzimin e tyre në disa situata.
