Zjarri në Ferizaj, prononcohet polica

TË FUNDIT

Një zjarr i madh ka përfshirë pak minuta pas mesnatës një supermarket në Ferizaj, më saktësisht bëhet fjalë për “Viva Fresh Store” .

Për portalin rtv21 lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli, i cili njoftoi se nga ky rast nuk ka të lënduar.

Nga Policia është thënë se dëmet materiale janë të konsiderueshme dhe ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

“Janë në proces hetimi”, ka thënë shkurt Veseli.

RTV21 ka siguruar disa pamje nga vendi i ngjarjes./21Media