Një zjarr sot përfshiu një ndërtesë të lartë në qytetin qendror kinez të Changsha, ndërsa autoritetet ende nuk kanë raportuar viktima, përcjell TV21. Zjarri shpërtheu në një ndërtesë 42-katëshe që shërbente si zyrë e kompanisë shtetërore të telekomunikacionit China Telecom, sipas transmetuesit shtetëror CCTV.
“Tymi i dendur doli nga ndërtesa ndërsa dhjetëra kate u dogjën në mënyrë të shpejtë” raportoi CCTV.
Departamenti i zjarrfikësve provincial tha më vonë në një postim në rrjetet sociale se “për momentin, zjarri është shuar dhe ne nuk kemi gjetur viktima”./Guradian
