“Në ora 7 të mëngjesit hapësirat e Agjencisë së Lajmeve MIA dhe të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i ka kapluar zjarri. Mund të shihni edhe nga pamjet tona, se hapësirat janë shkatërruar në tërësi. Por ajo çfarë është pozitive, se hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane të cilat janë afër, nuk i ka prekur zjarri”, Fatbardha Curri, gazetare.
Meqë zjarri kishte ndodhur para se të fillonin me punë institucionet, nuk ka të lënduar nga zjarri.
I gjithë kapaciteti i njësitit të kundëzjarrit në Shkup ishte vënë në dispozicion, por u desh të kalojnë rreth 50 minuta që zjarri të lokalizohet.
Shkak i kësaj ishte se dyert e institucioneve ishin të mbyllura dhe kjo e pengonte hyrjen brenda. Nuk kanë punuar as gypat hidraulik të aparateve të kundërzjarrit, njoftoi komandanti i Njësitit të kundëzjarrit në Shkup, Vlladimir Simonovski.
“Mund ta shihnit edhe vetë se bëhet fjalë për intervenim të ndërlikuar. Brenda është e ndërtuar me lloj lloj korridore, me kartona prej gipsi. Për momentin brenda nuk punon asnjë hidrant, asnjë rrjet hidranti. Ky ishte problem shtesë sepse nuk mund të intervenonim nga pjesa e brendshme por vetëm nga jashtë nëpërmjet dritareve duke i thyer ata për të hyrë”, tha Vlladimir Simonovski, komandant i NJKZ – Shkup.
E thyerrja e dritareve sillte pengesa të tjera. Pëlcisnin gypat.
Shkaqet e zjarrit nuk dihen, por Simonovski u ankua ndaj “EVN”-së se pse me vonesë ka shkyçur energjinë elektrike.
“Shkaktar nuk mund të jetë ngrohja, gjithçka është te instalimi elektrik. EVN nuk e ka shkyçur rrymën deri para 30 minutash (ora 09:00). Ka pasur ende rrymë dhe prandaj e kemi shuar në disa raste”, u shpreh komandanti i NJKZ – Shkup, Vlladimir Simonovski.
Po menjëherë arriti demanti i “EVN”-së. Thonë se rrymën e kanë shkyçur pas 20 minutash.
“Pas raportimit të zjarrit në ora 07:27, ekipet e elektrodistribuimit menjëherë dolën në terren. Për vetëm 8 minuta ekipi arriti në vendngjarje, ndërsa në ora 07:49 veçmë ishte i shkyçur largpërçuesi 10 kW dhe trafostacioni ishte vënë në gjendje pa tension, e me këtë nënkuptohet edhe lokacioni i përfshirë nga zjarri”, thonë nga EVN – Maqedoni.
Për të shuar zjarrin kanë intervenuar 9 automjete dhe 24 zjarrfikës. Ka dëme materiale, por aty ishin edhe ekipet mjekësore. I jepnin ndihmë këtij zjarrfikësi i cili kishte pësuar asfiksim derisa ka qenë duke e shuar zjarrin.