Zjarri i ri në Bejrut është vendosur nën kontroll

TË FUNDIT

Zjarri që shpërtheu dje në portin në Bejrut sot është vendosur nën kontroll, ndërsa në të, për fat, nuk ka të lënduar.

Zjarri u shfaq pesë javë pas shpërthimit katastrofik në depon me nitrat amoni, në të cilin e humbën jetën 192 persona.

Ky është zjarri i dytë për këtë javë në portin e Bejrutit, për shkak se autoritetet urdhëruan largimin e të gjitha materialeve të rrezikshme nga porti libanez dhe nga aeroporti i atjeshëm, me qëllim që në të ardhmen të shmangen incidentet nga lloji i tillë.

Tani për tani nuk dihen arsyet për zjarrin e ri, për shkak të së cilit Bejruti u mbulua nga tymi i zi dhe avuj helmues, ndërsa mediumet amerikane theksojnë se policia ushtarake libaneze tani më filloi të hapë hetim për rastin.