Zjarri është lokalizuar, “Evzoni” i hapur për qarkullim

TË FUNDIT

Drejtoria e Doganave ka njoftuar se zjarri në Gjevgjeli, afër kufirit në Bogorodicë është lokalizuar dhe si rjedhojë, kufiri është hapur sërish për qarkullim.

“Ju njoftojmë se kufiri Bogorodicë është i hapur sërish për qarkullim rrugor dhe transport në të dy drejtimet. Zjarri është lokalizuar dhe puna e vendkalimit kufitar Bogorodicë – Evzoni zhvillohet normalisht”, thanë nga Doganat, transmeton TV21.