Heronjtë e qytetit, një grafit me përmasa të mëdha qëndron tek hyrja e godinës së zjarrfikëseve të Autokomandës.
Por zjarrfikësit janë detyruar të protestojnë për shkak se nuk po u paguhet kompensimi i rrezikshmërisë në punë që u takon me ligj.
“Siç jeni të informuar vite me radhë Qyteti i Shkupit nuk na paguan kompozimin që na takon. Rrezikshmërinë në punë në të ardhurat tona personale, por ishim të detyruar që këtë kompensim ta fitojmë në gjyq.
Edhe pse para 18 muajve gjykata solli vendim në anën tonë respektivisht kompozimin në punë të futet në rrogë, Qyteti i Shkupit këtë nuk e merr parasysh”, u shpreh Premtim Koxhaxhiku – zjarrfikës.
Edhe komandanti i brigadës kishte dal bashkë me zjarrfikësit dhe po kërkon të drejtën e tyre.
Ai thotë se deri në fund të ditës nëse nuk do të ketë përgjigje pozitive protestat do të vazhdojnë edhe nesër.
“Duam që edhe një herë të kërkojmë nga kryetari i Qytetit të Shkupit, që gjatë ditës së sotme të korrigjoj rrogat dhe kompozimin e vendimit të gjykatës.
Nëse edhe sot deri në përfundim të orarit të punës nuk do të kemi përgjigje pozitive atëherë nesër do të vazhdojmë me protestën para komunës së Qytetit të Shkupit”, theksoi komandanti i brigadës së zjarrfikësve, Dejan Isaevski.
Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov tha që po punohet për zgjidhjen e problemet, ndërsa për ata që ankohen tha se mund të gjejnë punë tjetër.
“Ne nuk mbajmë askënd me forcë në punë, nëse dikush vlerëson se paga është vogël në brigada zjarrfikëse, derisa të gjejmë zgjidhje adekuate, mund të kërkoj punë në tjetër vend”, deklaroi Petre Shilegov – Kryetar i Qytetit të Shkupit.
Zjarrfikësit nesër do të protestojnë para godinës së Qytetit të Shkupit.
