Zjarrfikësit dhe Bashkia e Shkupit kanë gjetur zgjidhje të përkohshme për tejkalimin e problemit me kompensimet e shtesës së rrezikshmërisë për zjarrfikësit.
Problemi do të zgjidhet duke nënshkruar rregullore, ndërsa sipas kryetarit të Shkupit Petre Shilegov, problemi duhet të zgjidhet me ligj, përcjell.
Shilegov tha se zjarrfikësve do t’u paguhet kompensim retroaktiv për pagat për të gjithë vitin 2020, ndërsa rritja e pagës për muajin dhjetor do t’u paguhet në fillim të muajit janar.
“Në ndërkohë duhet me Ministrinë e Mbrojtjes t’i përfundojmë dokumentet juridike, që Qeveria dihet t’i sjellë me qëllim që mjetet që disponon Bashkia, ligjërisht t’i kthejmë si rritje pagash”, tha Petre Shilegov – kryetar i Qytetit të Shkupit.
