Zjarret masive në Algjeri: Arrin në 65 numri i viktimave

TË FUNDIT

Ka arritur në 65 numri i viktimave të cilët vdiqen si pasojë e zjarreve të mëdha në Algjeri, përfshirë 28 ushtarë të cilët erdhen në vendngjarje për t’u ndihmuar zajrrfikësve.

Zjarret filluan në malet Kabylie, të cilat u cilësuan si më të rëndat në histori të shtetit algjerian.

Ndërkohë, Presidenti Abdelmadjid Tebboune, ka shpallur tre ditë zie në nderim të viktimave që vdiqen si pasojë e këtyre zjarreve.

Në një ndër zonat më të prekura, Tizi Ouzou, janë shkatërruar mijëra shtëpi e zona industriale.

Numri më i madh i viktimave janë nga fshatrat përreth.

Tutje, autoritetët kanë bërë të ditur se janë arrestuar shumë persona si të dyshuar që ndezën zjarret.

Përmes platformës Facebook, u është bërë thirrje shumë mjekëve të cilët mund t’u dalin në ndihmë ekipeve të emërgjences në vend, për shërimin e pacientëve të cilët pësuan lëndime si pasojë e këtyre zjarreve./21MediaTagjet: vatra zjarri