Zjarrëfikësit në protestë, kërkojnë rrogën e rezikshmërisë

TË FUNDIT

Zjarrfikësit e Qytetit të Shkupit protestuan në Brigadën Autokomanda për shkak të mospagimit të kompensimit për rrezik në punë, për të cilën 18 muaj më parë Gjykata vendosi në favor të tyre, dhe Qyteti i Shkupit ende nuk i ka përfshirë kompensimet në pagë.

Zjarrfikësit njoftuan se nëse nuk marrin përgjigje pozitive deri në fund të ditës, nesër ata do të protestojnë para selisë së Qytetit të Shkupit.