Zjarr në zyrat e Agjencisë së Lajmeve MIA dhe të Inspektoratit të Ekologjisë

TË FUNDIT


Një zjarr, orët e hershme të mëngjesit ka kapluar ndërtesën ku janë të vendosura disa institucione shtetërore përfshi edhe Inspektoratin shtetëror të Ministrisë për Mjedis dhe Planifikim Hapsinor dhe Sekretariati për Çështje Evropiane si dhe zyrat e Agjencisë së lajmeve MIA.
Deri në këto momente nuk dihen shkaqet që kanë shkaktuar zjarrin, nuk ka viktima ndërsa janë regjistruar vetëm dëme materiale.
Kati i parë, gjegjësisht zyrat e Ministrisë së Ekologjisë janë djegur tërësisht. Ekipet e zjarrfikësve po punojnë në lokalizimin e zjarrit.