Një zjarr i madh ka kapluar një zonë në Spreitenbach, në Lachen të Zvicrës.
Autoritetët kanë bërë të ditur se janë shkatërruar plotësisht dhjetë anije dhe disa varka.
Nuk është raportuar për persona të lënduar.
Ndërkohë që, nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi këtë zjarr.
Policia si fillim pati pranuar një informacion se po digjen dy varka në port të Spreitenbach, kur arritën zjarrfikësit, tashmë po digjeshin shumë prej tyre.
Ekipet emergjente nuk kishin mundësi të ndalonin zjarrin të mos përhapej më tutje në kohën kur arritën.
Deri më tani, është raportuar se janë djegur tërësisht 10 anije dhe disa varka, ndërkohë që nuk është bërë e ditur shuma që do t’u kushtojë dëmi i shkaktuar.
Policia zvicerane veçse ka filluar të bëjë një hetim për të zbuluar shkakun që nisi zjarrin./21Media
