Gjashtëmbëdhjetë persona humbën jetën dhe nëntë të tjerë u plagosën pas një zjarri në një ndërtesë banimi në Dubai, në zonën Al-Ras, një nga pjesët më të vjetra të Dubait.
Zjarri që shpërtheu në katin e katërt të ndërtesës pesëkatëshe është shtëpia e shumë punëtorëve migrantë dhe tregtarëve, raporton BBC.
Mbrojtja Civile e Dubait tha se dyshohet se zjarri ishte shkaktuar nga mungesa e sigurisë së ndërtesave.
Zona Al-Ras është afër tregjeve të arit dhe erëzave të qytetit, të cilat janë atraksione të njohura turistike.
