Zjarri ka përfshirë një banesë në Bulevardin Iliria në Tetovë. Zjarri ka shpëthyer rreth orës tetë të mëngjesit, në katin e tretë të banesës, ndërkohë që ekipet e zjarrfikësve janë informuar nga qytetarët. Zjarrfikësit kanë dalë në terren me dy automjete dhe tetë zjarrfikës ku fillimisht janë evakuar banorët e ndërtesës dhe më pas edhe është shuar zjarri.
Uka Aliti, komandat i Njësisë kundër zjarrit në Tetovë thotë se nga banesa janë larguar edhe dy bombola gazi. Nuk raportohet për të lënduar. Ekipet e SPB Tetovë kanë dalë ne terren dhe kanë kryer të gjithë hetimet e nevojshme për të konstatuar arsyet e zjarrit.
“Kemi dalë me tetë zjarrfikës dhe dy automjete dhe kemi formuar një ekipi menjëherë për të evokuar banorët pasi parimore është shpëtimi i njerëzve. Kemi formuar edhe një ekip për likuidimin apo lokalizmin e zjarrit dhe ja arritëm me sukses. Të lënduar nuk kemi nga njësia e zjarrfikësve e as nga banorët. Nga zjarri, nxjerrëm edhe dy bombola gazi pasi që ishte rreziku që ata të shpërthejnë edhe atëherë do të vinte në rrezik edhe njerëzit edhe ndërtesën, tha Uka Aliti- komandat Njësisë së Kundër Zjarrit.
