Zjarr në konviktin “Pellagonia”, ish i punësuari i vë flakën zyrës së drejtorit

TË FUNDIT

Këto janë objekte gjysmë të djegura që u hoqën nga zyra e drejtorit të konviktit të studentëve “Pellagonia” në Shkup, të cilës ju vu zjarri nga një ish-punëtor i këtij konvikti.

Është demoluar zyra e drejtorit të shtëpisë studentore “Pellagonia”, ku dyshohet që një ish i punësuar i ka vënë flakën kësaj zyre për shkak se siç mësuam nga informacionet jozyrtare, drejtori i këtij institucioni nuk ia ka vazhduar kontratën e punës ish këtij të punësuari”, theksoi Fazile Halili, gazetare TV21.

Nga Ministria e Brendshme sqarojnë se kanë vepruar menjëherë pas denoncimi të rastit nga ana e drejtorit Agim  Fejzullahu.

“Më 11 nëntor 2022 në SPB-Shkup A.F. (36) i punësuar si drejtor në konvikt në lagjen Kisella Vodë në Shkup, ka raportuar se në vendin e punës, pas një debati të mëparshëm, N.J., ish-punonjës në konvikt, së bashku me një person tjetër ka hedhur një lëndë djegëse dhe ka shkaktuar zjarr”, thonë nga MPB.

Zjarri është shuar nga zjarrfikësja e Shkupit. Të lënduar nuk ka, ndërsa policia thotë se ka ndërmarrë hapat e duhur për zbardhjen e plotë të ngjarjes.