Zjarr në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë

TË FUNDIT

Sot në mëngjes disa zyre të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë janë kapluar nga zjarri.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për portalin rtv21.tv ka thënë se dy zyra janë përfshirë nga zjarri dhe se nuk raportohet për të lënduar. Ndërsa, kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave.

“Sot rreth orës 08:00, është raportuar se në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, dy zyra janë përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht  policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti.