Zjarr në Drislla, banorët e Batincës në hall/ NP Drislla: Zjarri në deponi është shuar menjëherë

TË FUNDIT

Mëngjesin e sotëm zjarri kaploi deponinë Drislla në afërsi të fshatit Batincë. Banoret ankohen se kjo deponi po i helmon ata.

Nga NP Drislla njoftuan se pas zjarrit që ka nisur sot, situata është vënë nën kontroll menjëherë nga punonjësit e Drisllës me ndihmën e shërbimeve zjarrfikëse. Ndërsa Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor njoftoi se nga ana e MPB-së po bëhet hetim për shkakun e zjarrit i cili sot në mëngjes u paraqit në këtë deponi

Ndryshe për këtë problem para disa ditëve banorët e kësaj zone organizuan protestë me parulla “duam ajër të pastër” dhe “mjaftë na helmuat”.