Zjarr në bazën britanike ku janë të stacionuar avionë bombardues amerikanë

TË FUNDIT

Në bazën britanike të Forcave Ajrore Mbretërore (RAF) Fairford në Gloucestershire, mbrëmë shpërtheu një zjarr, ku u dëmtua ndërtesa e ish-kantinës.

Deri tani nuk ka informacione për persona të lënduar, ndërsa zjarri nuk ka prekur avionët, pistat apo hangarët.

RAF Fairford është baza kryesore operative në Evropë për avionët strategjikë bombardues amerikanë, kryesisht B-1B Lancer dhe B-52H Stratofortress.

Që nga marsi, në këtë bazë janë stacionuar një numër i madh avionësh si pjesë e operacioneve të udhëhequra nga SHBA kundër Iranit. Në muajt e fundit është vërejtur aktivitet i shtuar, përfshirë ngritje dhe ulje të bombarduesve dhe ngarkim municionesh.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, por nëse konfirmohet sabotim, autoritetet britanike dhe amerikane pritet të zhvillojnë hetim të përbashkët.