Rreth orës 18 sot pasdite në afërsi të fshatit Edrenikovë në komunën e Vasilevës shpërtheu zjarr i madh pyjor i cili sipas vlerësimeve të para ka përfshirë një sipërfaqe të madhe.
Tymi i zjarrit mund të shihet edhe nga Strumica dhe vendbanimet përreth, ndërsa sipas komandantit të NJTZ Strumicë, Aleksandar Gudev, zjarrin e shuajnë tre automjete zjarrfikëse dhe 12 zjarrfikës.
Në terren është edhe kryetari i Komunës së Vasilevës, Marjan Janev dhe tani për tani është e paqartë se kur do të vihet nën kontroll zjarri.
