Nëpër rrjete sociale tashmë janë publikuar shumë video nga zjarri në objektin e “Viva Fresh Store” në Ferizaj. Në videot shihet zjarr i madh që ka kapluar objektin e rrjetit të marketeve në Kosovë. Objekti është afër Qendrës Tregtare “The Village” në Kosovë. Ende nuk dihet për të lënduar apo detaje tjera.
