Zjarr i madh pyjor shpërtheu gjatë natës në ishullin grek Ikaria, ndërsa sipas mediave greke nuk paraqet rrezik për vendet e populluara.
Sipas informatave të njëjta, prefekti i ishullit ka kërkuar nga banorët e katër lagjeve të përgatiten për evakuim parandalues eventual, megjithatë diçka e tillë nuk ishte e nevojshme.
Herët në mëngjes ishin përforcuar plotësisht forcat e zjarrfikësve dhe intervenojnë 40 zjarrfikës me 10 automobila, dy ekipe të këmbësorisë, dy helikopterë, dy aeroplanë, si dhe vullnetarë dhe cisterna të komunës.