Zinedine Zidane drejt Premier League

TË FUNDIT

Zinedine Zidane dha dorëheqjen nga Real Madrid dhe është gati të nisë një aventurë tjetër. Tekniku francez nuk ka ndërmend të qëndrojë një vit pushim dhe agjenti i tij ka nisur nga puna për gjetjen e skuadrës së re.

Juventusi ishte një opsion, por bardhezinjtë vendosën të rikthenin Max Allegrin në stol. PSG dhe kombëtarja e Francës mbeten dy mundësi reale, por e ardhmja e Zizou mund të jetë në Premier League.

Tottenham është një nga klubet e interesuara për 48-vjeçarin. Daniel Levy e cilëson si personin e duhur për të udhëhequr Spurs drejt trofeve. Dy kandidaturat e tjera për pankinën e Tottenham janë Conte dhe Pochettino.