Valmir Aziri, babai i Ermal Azirit nga Tetova, ka njoftuar se Ermali ka përfunduar ndërhyrjet mjekësore në Turqi, përcjell TV21. Aziri edhe njëherë ka falënderuar mbështetësit, ndërsa shpreson që tani të ndalohen proceset e dëmshme në trupin e Ermalit.
Në lidhje me: “Shpirtbardhësia juaj na ka mbushur zemrat me shpresë”, Ermali dhe babai i tij falënderojnë qytetarët për solidarizimin
Ndihma juaj mund të ndryshojë jetën e Ermalit nga Tetova! Bëhu pjesë e donacioneve
“Ermali edhe një betejë e bëri me plot besim dhe guxim. Shpresojmë që në muajt në vazhdim gjithçka të shkojë mirë dhe të ndalen proceset në trupin e tij. Jemi falënderues, deri në përulje, ndaj çdo shpirtbardhi që na ka zgjatur dorën në këtë betejë të radhës për djalin tonë”, ka shkruar Aziri.
