Zidane thotë se e admiron, Messi emocionohet nga lëvdatat e legjendës franceze të futbollit

TË FUNDIT

Lionel Messi u emocionua pasi Zinedine Zidane foli për kualitetin e talentit argjentinas.

I pyetur për të përshkruar Messin me disa fjalë, ish-lojtari dhe trajneri i Real Madridit tha: “Është vetëm një fjalë: ‘magji’. Domethënë, Leo dhe unë nuk jemi bashkë çdo ditë. Kështu që sot është një ditë shumë e rëndësishme për mua, sepse mund t’i them se sa shumë e admiroj”, tha fillimisht ai.

“Mendoj se ai është magjik, magjik në kuptimin që përpara se të merrte topin, ai e dinte tashmë se çfarë duhej bërë. Sidomos për mua, si njeri që e kupton futbollin, duke e parë në fushë, pothuajse e dija se çfarë do të bëje, e di? Ishte si një lidhje”, shtoi 51-vjeçari.

“Kur e shoh duke bërë atë që bën, them ‘kjo është’. Kjo është ajo që njerëzit duan të shohin në futboll, janë vetëm disa prej tyre. Ka pak, por jo si ai. Vetëm disa… epo një”, deklaroi Zidane.