Zidan: Reali kundër Interit luajti më së miri deri më tani në këtë sezon

TË FUNDIT

Trajneri i Real Madridit, Zinedin Zidan, as fitores ndaj Interit në Ligën e kampionëve, theksoi se ekipi i tij luajti shkëlqyeshëm. Sipas tij, ekipi nga Madridi u shfaq më së miri deri më tani për këtë sezon.

“Luajtëm shkëlqyeshëm nga minuta e parë deri në të fundit. Ishim seriozë dhe energjik. Kuptuam se rëndësia e këtyre tre pikëve është e madhe. Kjo i ndihmoi ekipit tim ta tregojë futbollin e vet më të mirë.

Duhet t’i falënderoj djelmoshat e mi. Sot nuk patëm opsione të tjera përveç se të fitojmë. Fshehtësia e suksesit ishte në atë që secili u angazhua 100 për qind. Plotësisht i merituam këto tre pikë sepse e kontrolluam lojën deri në momentin e fundit”, theksoi Zidan.

Reali mbrëmë si mysafir e fitoi Interin me 2:0 dhe pas xhiros së katërt në grupin B të Ligës së kampionëve është i dyti me shtatë pikë. Lider është Borusia Menhenglladbah me tetë pikë. Shahtjor ka katër, Interi është i fundit me vetëm dy pikë.