Ziberi i bindur: Do t’i kemi 80 vota në Kuvend! Hoxha pro koalicionit me ASH-në, Shabani thotë se nuk është koha

TË FUNDIT

Ndryshimet kushtetuese dhe zgjerimi i Qeverisë ishin temat për të cilat u zhvillua debat në Click Plus mes përfaqësuesve të BDI-së, Besës dhe ASH-së. Arianit Hoxha pyeti Arben Ziberin se pse shteti  nuk shkon në zgjedhje të parakohshme me që është në krizë.

“Po pse nuk doni që të ketë zgjedhje të parakohshme!? Ja ka krizë shkojmë në zgjedhje!“, tha Arjanit Hoxha – BESA.

“Të gjitha matjet që janë sot flasin bindshëm për avantazh të BDI-së. Po pse aq shumë bëni turr për deputetë? Sepse jemi të lidhur, jemi të limituar për ndryshimet kushtetuese, për në është shumë me rëndësi ato të ndodhin se sa të shkojmë në zgjedhje. Po a i keni numrat, përfshirë edhe tonat? Po. Si po? A i keni 80 deputetë për ndryshimet kushtetuese? Jam thellë i bindur se do t’i kemi numrat dhe në kohën kur do të duhen do t’i kemi numrat“, tha Arben Ziberi – BDI.

Isen Shabani nga Aleanca për shqiptarët tha se nëse ata hyjnë në Qeveri, këtë nuk e bëjnë për ta shpëtuar BDI-në, por për të mos humbur edhe një dekadë në rrugën drejt BE-së.

Jemi garancë për qytetarët të cilët jemi në një udhëkryq në krizën globale. Vet vendi si vend ka këtë krizë, ne jemi garancë e shtetit dhe qytetarëve, që mos presin qytetarët edhe një 1 dekadë. Ne kemi migrimin, 1/3 e popullatës 700/800 mijë kanë migruar. Në qoftë se ne do të udhëheqim me digastere të Qeverisë, për ne do të jetë prioritet lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe shtetit të së drejtës”, deklaroi Isen Shabani – ASH.

Në fund Hoxha dhe Shabani u pyetën se a mund të ketë një koalicion mes Besës dhe Ash-së për të mposhtur BDI-në?

Unë e kam shumë lehtë, por le të përgjigjet Iseni i pari.

Përgjigjuni ju, pra me që e keni lehtë.

Absolutisht po, pa kushte.

Një pyetje shumë korrekte, por ne tani nuk jemi në atë që mund të mendojmë se si do të dalim nesër, kur do të vij koha e zgjedhjeve sigurisht atëherë do të ketë përgjigje.