Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela është infektuar me Covid-19.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Sela nëpërmjet profilit të tij në “Facebook”, duke shtuar se për momentin nuk ka simptome.
“Të dashur miq. Sot bëra PCR testin për COVID 19 dhe më duhet të ndaj me ju rezultatin e këtij testi. Është pozitiv. Jam mirë, klinikisht pa ndonjë shqetësim, por protokollet mjekësore duhet respektuar prandaj më duhet të vetëizolohem për ca ditë. Respektoni masat, ruajeni veten dhe të tjerët”, shkruan Sela, transmeton TV21.

