Kombëtarja e Kosovës nuk ka arritur t’i marrë pikët e plota as nga ndeshja e dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian “EURO 2024”.
Me rezultat identik sikur në ndeshjen e parë kundër Izraelit, “Dardanët” barazuan 1:1 kundër të Andorrës.
E autori i golit të Kosovës, Edon Zhegrova, tha në një intervistë në Klan Kosova se ai dhe bashkëlojtarët e tij janë të mërzitur nga rezultati.
Por, Zhegrova u shpreh optimist për suksesin e Kosovës në ndeshjet e radhës.
“Jo, unë nuk besoj që duhet me i zbeh shpresat. Përkundrazi, unë mendoj që duhet tdrazi, unë mendoj që duhet të marrim më shumë vullnet për ndeshjet e ardhshme, të jemi më të motivuar dhe të fitojmë ndeshjen”, tha Zhegova.
