Presidenti i ri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në ditën e parë të tij të punës në vilën presidenciale ka takuar ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Samuel Zhbogar.
Euroambasadori shprehu respekt për porositë e djeshme të Stevo Pendarovskit në inaugurim, porosi për pajtim, shtrirje të dorës, bashkim të të gjitha forcave politike në vend në interes të të gjithë qytetarëve dhe progres në shtet.
Zhbogar pas takimit theksoi se kanë biseduar për vizitën e tij të mundshme në Bruksel dhe takime me liderët e BE-së, për të cilën do të punojnë javët e ardshme, tha Zhbogar pas takimit me kryetarin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
