Zharku në RTV21: Evropa ndihmon financiarisht Kosovën(VIDEO)

TË FUNDIT

Projektet që pritet të kenë mbështetje financiare për Kosovën nga Bashkimi Evropian janë temë e bisedës me ministrin e Infrastrukturës Lutfi Zharku. Ai ka thënë se BE-ja do ta ndihmojë Kosovën në ndërtimin e pjesës së mbetur të autostradës Besi-Merdarë me 20 për qind të shumës, nga 280 milionë euro sa pritet të kushtojë kjo autostradë. Ministri Zharku tha se BE-ja nuk e përkrahu ndërtimin e hekurudhës Prishtinë-Tiranë, pasi Shqipëria nuk u zotua se do t’i gjejë mjetet financiare për ndërtimin e kësaj hekurudhe. Ministri Zharku paralajmëroi se nesër do të nënshkruhen marrëveshje për ndërtimin e hekurudhës Prishtinë – Hani i Elezit./ 21 Media