ZGJEDHJET PRESIDENCIALE, BLERIM REKA TAKON MJEKËT

TË FUNDIT

Kandidati për president Blerim Reka në kuadër të fushatës zgjedhore presidenciale sot zhvilloi takim me mjekët në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”. Gjatë takimit ai tha se ikja e mjekëve dhe personelit teknik është alarmuese dhe se shteti duhet të ndërmarrë masa për parandalimin e trendit të ikjes së të rinjve dhe kuadrove profesional. Ai shtoi se në kuadër të kampanjës kundër zbrazjes së shtetit, takime  të tilla do të mbajë edhe me inxhinierët teknik, me studentët dhe gjithë qytetarët.

“Një nga pesë shtyllat e prioriteteve të mia është pikërisht parandalimi i shteti të zbrazur, dhe ku të filloj të diskutoj këtë prioritet dhe ketë sfidë për të ardhmen e shtetit pos me mjeket të cilët janë edhe në targetin kryesor për shpërnguljen më të madhe. Sot kuptova se vetëm gjatë këtij viti janë shpërngulur 250 mjekë se numri i persone lit teknik pra infermiereve shkon dikund 2 mijë bile nuk po mund as ti përcjelli statistikat e të larguarve”, theksoi Kandidati për President, Blerim Reka.