Mbetet ende dilemë se si do të votojnë rreth 40 mijë qytetarë, letërnjoftimet e të cilëve u ka skaduar afati, ndërsa për shkak bllokadës së ligji të ri, ata nuk mund të marrin letërnjoftime të reja.
Nga VMRO DPMNE thonë se shteti po bënë lojë me inteligjencën e popullit dhe se kjo është e papranueshme.
“Po kërkojnë alibi. Çka, edhe një muaj nuk do të kemi letërnjoftime!? Zgjedhjet janë edhe 2 muaj. Ata që tani e dinë që nuk do të ketë letërnjoftime. Absolutisht është e pa pranueshme. Le t’i përvjelin krahët. Le të bëjnë tender siç duhet dhe le të jepen dokumentet”, tha Vllado Misajlovski nga VMRO-DPMNE.
Por, zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzeska tha se Qeveria po bënë përpjekje per te gjetur zgjidhje.
“Qeveria e udhëhequr nga LSDM po punon për gjetje të një zgjidhjeje sistemore dhe mënyrë që të sigurojmë të drejtë kushtetuese të garantuar që qytetarët të mos shkyçen nga lista zgjedhore për shkak skadimit të letërnjoftimeve”, u shpreh Bogdanka Kuzeska nga LSDM.
Sipas kryeministrit Zaev arsyeja e bllokadës janë mijëra amendamentet e dorëzuara nga opozita për Ligjin për letërnjoftime i parashtruar nga Besa. Për shkak se në tetor mbahen zgjedhjet, kryeministri Zaev tha se do të propozojë që të gjendet zgjidhje që të votohet me letërnjoftime me afat të skaduar ose në mënyrë tjetër. Ndryshe Kuzevska bëri të ditur se Qeveria në bashkëpunim me Asosacionin bankarë të Maqedonisë, gjeti zgjedhje që këta qytetarë të mund ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të marrë paratë e tyre me letërnjoftim të skaduar./TV21
