Kandidati i vetëm për rektor të UT-së, Jusuf Zejneli sot votoi në zgjedhjet që po mbahen në Universitetin e Tetovës, përcjell TV21. I pyetur se si e komenton tërheqjen e tre kundërkandidatëve, respektivisht tërheqjen e Dervish Alimit, Myqereme Rusit dhe Bashkim Ziberit, Zejneli tha se respekton vendimin e secilit.
“Është e drejtë e gjithsecilit të veprojë në moment të caktuar, ne respektojmë qëndrimin e çdokujt, tani jemi në proces zgjedhor, uroj që të jenë…dhe janë zgjedhje sa më të lira demokratike, të fitojnë të gjithë”, tha Zejneli./tv21.tv