Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi me siguri do të mbahen në javën e parë të shtatorit, publikoi gazeta “Pobjeda” e Podgoricës, duke iu referuar burimeve anonime të koalicionit qeveritar.
“Zgjedhjet do të mbahen më së voni në javën e parë të shtatorit, sepse qeveria e re shumë punon për financat shtetërore, stabiliteti i së cilës është rrezikuar për shkak të pandemisë me koronavirusin. Duhet të bëhen ndërhyrje në administratën publike, të kryhen intervenime të rëndësishme në strukturat e firmave shtetërore, përfshirë edhe rikapitalizimin dhe “ripaketimin” e financave shtetërore më së voni deri në fund të tetorit, ndërsa nuk është korrekt këtë ta bëjë Qeveria mandati i së cilës është në fund”, theksoi një burim anonim.
Koalicioni në pushtet në Mal të Zi pret në gjysmën e dytë të korrikut të marrë leje nga Komisioni i Venecias për ligjin e zgjedhjeve, i cili është në procedurë kuvendore./MIA
