Shtabi zgjedhor i Presidentit aktual amerikan, Donald Tramp paralajmëroi se ata do të ngrisin proces gjyqësor për ndërprerjen e procesit të kontrollimit të rezultateve të zgjedhjeve në shtetin federal, Miçigen.
Këshilltari ligjor Republikan, Mat Morgan deklaroi se nga gjykata u kërkua ta ndërpresë verifikimin e rezultateve të zgjedhjeve në Micçigen derisa të përcaktohet me siguri se votimi është kryer në përputhje me ligjin.
Në të njëjtën kohë, demokratët kumtuan se një dëshmitar i dyshuar i “kurdisjes” së rezultateve të zgjedhjeve në Pensilvani i ka tërheqë akuzat.
Tramp në disa raste ka pretenduar se zgjedhjet u ndoqën nga paligjshmëri të shumta, ndërsa ekspertët ligjorë vlerësojnë se pretendimet e tij kanë potencial të vogël për ndryshim të rezultateve të zgjedhjeve.
