Zgjedhjet në Kosovë, Osmani: Partitë patën preferenca mes datave 26 janar – 16 shkurt 2025

TË FUNDIT

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osamni ka dhënë detaje nga takimi me liderët e partive politike, që u mblodhën për të diskutar për datën e zgjdhjeve qëndrore, ku Osmani tha se  se janë ende në procesin e konsultimit. Ajo ka thënë se partitë patën preferenca të ndryshme mes datave 26 janar – 16 shkurt 2025. Por ka shtuar se nuk është dallim i madh.

“S’kishte insistim, kishte preferenca. Pas disa analizave që do të bëjmë, do ta shpallim datën e zgjedhjeve sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Osmani, teksa më vonë ka shtuar se data pritet të dihet në mesin e gushtit.

Në takim morën pjesë pothuajse të gjithë kryetarët e partive politike, përveç Listës Serbe dhe partisë së Fitim Damkës.