Me përpunimin e 99,40 për qind të fletëvotimeve, më së shumti vota në zgjedhjet në Bullgari ka koalicioni GERB-SDS edhe atë 25,37 për qind (632.097 vota). Këtë e tregojnë të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të publikuara sot në mëngjes, njofton BTA.
Sipas tyre, në parlament hyjnë shtatë formacione politike.
Koalicioni “Vazhdojmë me ndryshimet” është në vendin e dytë me 20.21 për qind (503.549 vota). Në vend të tretë është “Lëvizja për të drejta dhe liri – DPS” me 13,66 për qind (340 211 vota).
Pas tyre vijon partia “Rilindja” me 10,17 për qind (253,321 vota), pas saj vijon “BSP për Bullgarinë” me 9,32 për qind (232,101 vota).
“Bullgaria demokratike – bashkimi” ka 7.46 për qind (185.753 vota) dhe “Ngritja bullgare” – 4.64 për qind (115.588 vota).
“Ka një popull të tillë” ka marrë mbështetje prej 3.83 për qind të votuesve (95.505 vota).
Opsionin – Nuk e mbështes askënd e kanë zgjedhur – 87.378 votues.
