Zgjedhjet lokale, letërnjoftime mund të nxirrni edhe gjatë fundjavës

TË FUNDIT

Në vazhdën e zgjedhjeve lokale që do të mbahen të dielën më 17 tetor 2021, Ministria e Punëve të Brendshme njofton se Sektori për punë civile, gjegjësisht të gjitha sektorët për punë juridike në këtë njësi të MPB-së (Kumanovë, Shtip, Veles, Strumicë, Manastir, Ohër dhe Tetovë) më 16.10.2021 do të punojnë për pranim dhe dhënie të letërnjoftimeve gjatë orarit të punës prej orës 08.00 deri në ora 16.00.

Njëkohësisht edhe Sektori për punë juridike në Shkup në objektin e RTM-së më 16.10.2021 do të punojë për pranim dhe dhënie të letërnjoftimeve gjatë orarit të punës prej orës 08.00 deri në ora 16.00, transmeton TV21.

Të dielën, sërish, më 17.10.2021 të gjitha njësitet e theksuara organizative do të punojnë vetëm për dhënien e letërnjoftimeve për qytetarët gjatë orarit të punës prej orës 07.00 deri në ora 19.00, përfshirë këtu edhe pikat disperzuese në Gjorçe Petrov, Beko, Butel dhe Draçevë.