Presidenti kroat, Zoran Milanoviq sot i ka shpallur zgjedhjet parlamentare më 5 korrik.
Zgjedhjet parlamentare për përbërjen e dhjetë të Kuvendit nga pavarësia do të mbahen në Kroaci të dielën, më 5 korrik, ndërsa në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore, të shtunën më 4 korrik dhe të dielën më 5 korrik.
Vendimi për shpalljen e zgjedhjeve për anëtarë të Parlamentit kroat do të hyjë në fuqi më 2 qershor 2020, ka informuar Milanoviqi, transmeton Hina.
Votuesit kroat do të zgjedhin 151 deputetë, ku 140 në dhjetë njësi zgjedhore në Kroaci, tre do t’i zgjedh diaspora- qytetarë kroat të cilët jetojnë jashtë, ndërsa tetë anëtarë të pakicave do të zgjidhen në 12 njësi zgjedhore e cila i referohet gjithë shtetit.
