Zgjedhje parlamentare dhe referendum në Zelandën e Re

TË FUNDIT

Qytetarët e Zelandës së Re do të votojnë sot në zgjedhjet parlamentare dhe në referendumin për legalizimin e marihuanës dhe eutanazisë, ndërsa kryeministrja e deritanishme Xhasinda Ardern hyri në garën zgjedhore me një shans të lartë për të fituar një mandat të dytë.

Sondazhet tregojnë se Ardern, 40-vjeçare dhe Partia e saj e Punës kryesojnë bindshëm përpara rivalit kryesor, Partisë Kombëtare dhe lideres së saj, Xhudi Kolins.

Qytetarët do të votojnë sot edhe për dy pyetje në referendum – nëse do ta legalizojnë marihuanën dhe eutanazinë. Sondazhet paralajmërojnë se eutanazia mund të bëhet e ligjshme, por qytetarët janë të ndarë në mënyrë të rreptë për çështjen e legalizimit të marihuanës.