Zëri i Katica Janevës në përgjim me Jordan Kamçev: "Mos u mërzit! Gjithçka ok është"! (Transkripti i bisedës)

TË FUNDIT

Ja çfarë kanë biseduar, Boki 13 dhe Kamçev, bisedë e përshtatur në gjuhën shqipe

Në orët e para të mëngjesit, gazeta italiane “La Verita”, ka publikuar edhe videon e plotë të rastit “Reket”, ku shihen dhe dëgjohen duke biseduar, i dyshuari i parë, Boki 13 me biznesmenin, Jordan (Orce) Kamçev.

Kjo është vetëm një pjesë e bisedës e përshtatur në gjuhën shqipe.

BJ -Përshëndetje.

JK- Tung.

BJ – Hej, çfarë po bën?

JK – Asgjë, në shtëpi.

BJ -Mirë. Ke të fala nga gruaja (Katica Janeva).

JK – Faleminderit, përshëndete edhe atë.

BJ – Jam duke mbaruar, kështu që a mund të vij?

BJ – Kur mundesh të vish? Te vendi im kam . . . Për gjysmë ore?

KJ – ( Flet nga telefoni i BJ) mos u brengos gjithçka do të jetë në rregull.

JK – Në rregull, nuk ka problem.

BJ – Kur mund të vij?

JK – A mundesh më orën 5.

BJ – Mundem JK – Në rregull, tung.

JK – Shef pres të më tregosh. Shef, kështu, kështu, kështu. Unë dhe ti shihemi sy në sy dhe mbaron tregimi. Dhe të them mundet kështu, kështu kështu, nëse është në rregull për ty.

BJ – Gradualisht.

JK – Si?

BJ – Gradualisht të lutem.

JK – Në rregull, e qartë, nga kjo pikë asgjë nuk mund të bëhet.

BJ- Si shenjë e vetëdëshirës, mua do të më duhen të jenë të gatshme (për paratë) për javën e ardhshme.

JK – Por çfarë fitoj? Do me thënë unë pranoj gjithçka, por dua të dijë, e di çka nuk më intereson. Shef, kjo kushton kaq, dua kaq. Unë dhe ti dakordojmë gjithçka. Por, duhet të më thuash Orce kjo, kjo dhe kjo. Unë prej këtu, tani realisht, mes meje dhe teje nuk mund ta bëj lojën që të përfundoj gjithçka me ty. Ajo që ta them ashtu do të përfundoj. Por megjithatë më intereson çfarë fitoj, si dhe kur. Udhëhiqe lojën, por më thuaj këtë do ta fitosh atëherë. Unë me ty e pranoj. Ti ke ekipin tënd. Nuk e di nëse gruaja është në këtë punë me ne. Lile (Lile Stefanova). A është ajo në këtë lojë. Ajo po e bën punën e vet, plus mua mu lajmrua Çifliganec dhe më kërkoi dyqan për ordinancë dentale për të. Për ato gjëra të kota. E lashë anësh për shkak se nuk më interesonte në atë kohë.

BJ – Kur ka ndodhur kjo?

JK – Para se të hy në këtë punë.

BJ – Mirë unë nuk e kam ditur për këtë më herët.

JK – Shiko ne po bisedojmë për gjithë tregimin. Edhe ajo duhet të dijë disa gjëra, të motivohet, përndryshe kot po flasim. /TV21/