Zeqiri: Gati 95% të fëmijëve me situatë rruge vijnë  nga komunitetet e margjinalizuara etnike

TË FUNDIT

Shumica dërmuese e rasteve të fëmijëve me situatë rruge në Kosovë janë të komuniteteve pakicë, siç janë romët ashkalitë dhe egjiptianët, deklaroi Pajtim Zeqiri nga “Terre des hommes-Kosovo”  në emisionin “Robin Hud”.  Zeqiri thotë se përveç varfërisë në këto komunitete, shkak për këtë gjendje të fëmijëve nga këto komunitete është edhe diskriminimi.

“Nëse e shohim edhe profilin e fëmijëve që janë në situatë rruge, e shohim se 90-95% i rasteve janë raste që vijnë prej komuniteteve të margjinalizuara etnike, pra janë fëmijë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptianë, dhe këto komunitete, kryesisht në këto komuna, ka një përqendrim më të madh të këtyre komuniteteve, pastaj problemi e sjell problemin tjetër, varfëria është një, por është edhe diskriminimi me të cilin përballen këto komunitete çdo ditë”, tha Zeqiri.

Në ora 12:05 në TV21 mund të ndiqni episodin e plotë të serialit rajonal “Robin Hud”, kur në bashkëpunim me kolegë nga Mali i Zi, Kosova, Serbia dhe Maqedonia e Veriut trajtojmë temën “I detyrojnë fëmijët që të kërkojnë lëmoshë, pastaj ua marrin paratë”.