Presidenti ukrainas Volodimir Zelensky deklaroi se Bashkimi Evropian planifikon gjashtë paketa me sanksione kundër Rusisë.
“Jemi duke punuar në atë që të bëjmë këtë me të vërtetë të dhimbshme për makinerinë ushtarake ruse dhe për shtetin rus si tërësi”, tha Zelenski, duke shtuar se ka pasur “shumë biseda thelbësore” me kryetarin e Këshillit Evropian, Sharl Mishel, për çështje mbrojtëse dhe financiare, si dhe për sanksionet.
“Konkretisht, sanksionet do të sigurojnë kufizim për sektorin energjetik rus, sektorin bankar, eksportin, importin dhe transportin”, tha ai, duke e përsëritur thirrjen e tij për embargo të plotë të dërgesave të naftës ruse.
