Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka arritur në Uashington të mërkurën për t’u takuar presidentin amerikan, Joe Biden, ka konfirmuar Shtëpia e Bardhë.
Ky është udhëtimi i tij i parë jashtë vendit, që kur nisi nga pushtimi rus në shkurt.
Zelensky, gjithashtu, do t’i drejtohet Kongresit dhe do të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe.
“Rrugës për në SHBA për të forcuar aftësitë mbrojtëse të Ukrainës”, shkroi Zelensky në Twitter.
SHBA-ja ka konfirmuar gjithashtu se do të furnizojë Ukrainën me një bateri raketash Patriot, duke rritur ndjeshëm aftësinë e mbrojtjes ajrore të vendit.
“Gjatë vizitës, presidenti Biden do të njoftojë për një paketë të rëndësishme të ndihmës së sigurisë, për të ndihmuar Ukrainën që të mbrojë veten kundër agresionit rus”, tha Shtëpia e Bardhë.
Zelensky rregullisht pret liderë të huaj në kryeqytetin ukrainas, Kiev, dhe viziton trupat ushtarake nëpër Ukrainë.
Ai bëri një vizitë të paparalajmëruar në qytetin e vijës së parë të frontit, në Bahmut, të martën, ku forcat ukrainase dhe ruse kanë zhvilluar një betejë të ashpër disamujore.
